Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim mbrojtës me SHBA-në

Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim mbrojtës me SHBA-në

Qeveria do të nënshkruajë Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim mbrojtës me SHBA-në.

Në seancën e sotme qeveritare është shqyrtuar dhe miratuar Informacioni  për nevojën e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim  në fushën e bashkëpunimit mbrojtës midis Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në emër të Qeverisë Memorandumin do ta nënshkruajë  zëvendëskryeministrja dhe ministre  e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska Jankovska, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Në seancë është miratuar edhe Informacioni për planet për pjesëmarrjen e shtetit në forcat e NATO-s për sigurimin e kufijve lindorë dhe juglindorë – Prani e derdhjes së përforcuar. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës kanë marrë obligim  të zbatojnë konsultime dhe të fillojnë proces të planifikuar me Mbretërinë e Bashkuar, për pjesëmarrje me dy persona – personal të shtabit në grupin luftarak të sistemuar në Estoni, ndërsa me kontributin të fillohet deri në fund të vitit, theksohet në kumtesë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 13, 2019 20:38
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.