Mëngjes i freskët dhe rritje të temperaturave ditore

Mëngjes i freskët dhe rritje të temperaturave ditore

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me erë të dobët deri mesatare jugore. UV indeksi do të ketë vlerën 6.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri 15 gradë, ndërsa ajo ditore prej 23 deri 32 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë të dobët deri mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 12, ndërsa ajo e ditës deri 31 gradë.

Pason periudhë e motit me diell, me mëngjese të freskëta, dhe me rritje graduale të temperaturës ditore, kështu që gjatë fundjavës temperatura maksimale gjithkund do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Të hënën do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa reshje lokale të shiut dhe ulje të madhe e temperaturës do të ketë nga e marta.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 14, 2017 08:39

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°