Mënyra më e mirë për të shijuar panxharët

Receta për rrepa të pjekura me gjethe rrepash të skuqura Nëse po u hiqni gjethet apo kërcellin rrepave dhe po i hidhni poshtë po humbisni jashtë mase shumë, pasi këto pjesë ju japin shije dhe lëndë shtesë ushqyese.

Gjethet e bimës së rrepës janë shumë të shijshme edhe të pa gatuara, sidomos kur janë të njoma. Siç duket të gjitha pjesët është e thënë të jenë bashkë, jo vetëm në tokë, por dhe në pjatë.

Nëse po pyesni veten se si mund t’i përfshini të gjithë pjesët e rrepës në gatim ja një sugjerim i shpejtë: Rrepa të pjekura me gjethe rrepash të skuqura Për 2 racione Përbërësit 1 tufë rrepa me gjethe, rreth 2.5 kg 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 kokërr hudhër mesatare, e qëruar 2 lugë gjelle lëng portokalli i freskët 1 lugë gjelle uthull balsamike ¼ lugë çaji kripë jo shumë e imët Piper i zi Përgatitja Ngrohni furrën në 204 gradë celcius. Prejini bishtat, gjethet dhe ruajini.

Pastrojini mire rrepat dhe hiqni çdo fund që duket si bisht i gjatë. Mbështilleni çdo rrepë me letër alumini, vendosini në një tavë dhe piqini për 1 orë derisa të zbuten. Lërini të ftohen dhe më pas përdorni gishtat tuaj ose ndonjë thikë të posaçme për qërim.  Prijeni një nga rrepat (ose 2 nëse janë të vogla) dhe ruajini mbetjet për përdorim tjetër

. Përdorni një thikë ose duart tuaja që të ndani gjethet nga kërcelli; grini trashë pjesët më të holla dhe të buta të kërcejve (hiqni pjesët e trasha ose ruajini për ndonjë përdorim tjetër). Lajini gjethet mirë dhe më pas copëtojini trashë.

Duhet të merrni rreth 4 gota me gjethe të copëtuara. Ngrohni vajin në një tigan të madh në flakë të mesme- të lartë. Sapo vaji të nxehet mirë shtoni kërcellin (fundin e rrepës) të copëtuar dhe gatuajini për 2 minuta derisa të zbuten pak. Shtoni hudhrën dhe skuqini duke i përzier për 30 sekonda, shtoni gjethet dhe vazhdoni t’i përzieni për pak minuta derisa të jenë zbutur. Hidhni lëngun e porokallit, uthullën balsamike dhe copat e rrepës që pretë. Lërini të gatuhen derisa të vishen mirë përbërësit me njëri-tjetrin. Hidhni kripë dhe pak piper dhe shërbejini në temperaturë dhome.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Janar 2, 2018 18:20

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed