Mercedes EQV me tetë ulëse, do të ketë autonomi deri në 400 kilometra

Mercedes EQV me tetë ulëse, do të ketë autonomi deri në 400 kilometra

Bateritë që i mbushen shpejtë, i ofrojnë mundësi për vozitje mjaft të gjatë

Të gjithë prodhuesit janë duke krijuar makina elektrike dhe Mercedes nuk po mbetet prapa, duke sjellë modele të reja elektrike, por jo vetëm makina të zakonshme dhe sportive.

Në mënyrë që të plotësojë të gjitha kërkesat, është krijuar edhe një furgon, që mund të shfrytëzohet për udhëtime të zakonshëm, po ashtu edhe nevoja komerciale.

Frankfurt Motor Shoë ishte aktiviteti, ku u shfaq furgoni EQV që është i gjatë 5.35 metra, derisa ka dy forma të gjerësisë, 3.2 dhe 1.4 metra. Duke i mundësuar kështu, të ketë tetë ulëse, apo të vendoset sasi e madhe mallrash.

Kapaciteti i motorit me 150 kW apo 204 kuaj fuqi, i mundëson që të arrijë shpejtësi deri në 160 kilometra në orë.

Autonominë deri në 400 kilometra, ia mundësojnë bateritë me kapacitet prej 90 kWh, 80 për qind e së cilave mund të mbushen për 45 minuta.

Furgoni Mercedes EQV, që nuk dihet se kur mund të lansohet, është shumë praktik dhe duket shumë mirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2019 23:13

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...