“Mercedesi” Gruevskit në shitje

“Mercedesi” Gruevskit në shitje

Qeveria mbrëmë në seancën e 43-të e miratoi vendimin me të cilin makina “Mercedes” prej rreth 600.000 eurosh që ishte në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i jepet në shfrytëzim të përhershëm pa kompensim Shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta.

“Me këtë krijohet mundësi që kjo makinë të tjetërsohet dhe mjetet e marra nga kjo të dedikohen për furnizimin e pajisjes spitalore”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Ndryshe për këtë veturë, Prokuroria Speciale e ka hapur rastin “Tank” e cila ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki.

Gjykata e Apelit Shkup, më 8 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara për blerjen e Mercedesit të jenë dëshmi në gjykimin për rastin Titaniku.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 20, 2017 08:47