Merr flakë autobusi i linjës Kosovë – Shqipëri

Merr flakë autobusi i linjës Kosovë – Shqipëri

Një autobus i linjës Kosovë – Shqipëri është përfshirë nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, në Mirditë.

Burime të OraNews bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se autobusi ka pësuar defekt në sistemin elektrik, që i ka shkaktuar zjarr në motor.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 12, 2019 22:34
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.