“Merre” nga Lumi dhe Mirjeta hiti më i ri në estradë (Video)

“Merre” nga Lumi dhe Mirjeta hiti më i ri në estradë (Video)

Lumi dhe Mirjeta Tërshana janë vëlla e motër, por janë edhe kolegë, janë zëra të mrekullueshëm që prej vitesh e kanë dëshmuar talentin e tyre në muzikë, e që kanë shkëlqyer duke sjellë projekte të bukura e të dëgjuara nga audienca.

Kanë karrierë të gjatë, janë dëshmuar në festivale, ku kanë fituar çmime e trofe, kanë kënduar në shumë koncerte dhe janë mjaftë prezentë edhe në dasma e ahengje.

Projekti i ri i Lumi dhe Mirjeta Tërshana është goditja e radhes, e që duket se ka të gjitha premisat për tu bërë hit.

Kënga e sapo lansuar e tyre mbanë titullin “Merre” dhe fabula e këngës është tejet popullore. Një vëlla që e pyet motren a ta marrë a jo dhe anasjelltas. Sigurisht, shumë kush do ta gjejë vetën mes rreshtash në këtë krijim muzikor.

Teksti dhe muzika mbajnë vulën e të mirënjohurit Ilir Berani, orkestrimi është realizuar nga Miti Geci, ndërkaq videoklipi nga MProduction.

Ju ftojmë të dëgjoni “Merre” nga Lumi dhe Mirjeta

Flaka
nga Flaka Tetor 6, 2018 21:56
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE