Messenger, mbi 900 milionë përdorues

Messenger, mbi 900 milionë përdorues

Facebook ka njoftuar se numri i përdoruesve të cilët përdorin aplikacionin e Messenger është mbi 900 milionë, duke sfiduar seriozisht Snapchat dhe WhatsApp.

Rrjeti social e ka lëhtësuar shumë procesin e komunkimit mes dy personave në Messenger, pasi nuk është e nevojshme që të jesh me dikë miq në Facebook që të flisni, ashtu sikurse numri i telefonit nuk është më i domosdoshëm.

Messenger Code, një praktikë e njohur për përdoruesit e Snapchat për të shtuar miq, ju bën më të lehtë të gjeni njerëzit dhe të filloni një bisedë me ta përmes këtij aplikacioni.

Po ashtu, Facebbok ka lëshuar edhe një shërbim tjetër që është Messenger Links, që ashtu sikurse Code, shërben për të gjetur persona të tjera, por në këtë rast ju i dërgoni një link të cilin mund ta krijoni vetë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 14, 2016 07:44

REKLAMA