Meta: Ftesa për Republikën e ardhshme të Maqedonisë Veriore është një katalizator për siguri më të madhe

Meta: Ftesa për Republikën e ardhshme të Maqedonisë Veriore është një katalizator për siguri më të madhe

Presidenti shqiptar Ilir Meta uroi Maqedoninë për ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në NATO, përcjell FLAKA.

Pastaj, Meta vlerëson ftesën si një katalizator tjetër për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në rrjetit social Twitter, Meta shkruan se Samiti i NATO-s e forcon lidhjen thelbësore të Aleancës nëpërmjet vendimeve të angazhuara për të gjitha vendet.

“Samiti i NATO-s në Bruksel e përforcoi lidhjen e rëndësishme transatlantike nëpërmjet vendimeve më të angazhuara për të gjithë. E përshëndes ftesën për anëtarësim e Republikës së ardhshme të Maqedonisë Veriore, një katalizator për siguri dhe stabilitet më të madh në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Meta.

Kryeministri Edi Rama e përshëndeti poashtu ftesën.

“Duke vlerësuar lartë marrëveshjen e arritur midis Athinës dhe Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin më të shpejtë në NATO të Republikës së Maqedonisë Veriore”, shkroi Rama në Facebook. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 21:29

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE