Meta: Integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm

Meta: Integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si president i vendit tim.

Deklarata e tij në Facebook vjen pas kritikave që mori për shkak të mos dekretimit të Gent Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, i cili ishte propozuar nga ana e kryeministrit Edi Rama, duke mos shkarkuar kështu ministrin aktual Ditmir Bushati.

Meta më herët kishte deklaruar se Cakaj nuk ka përvojë në fushën e diplomacisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 20:10

ARKIVI I LAJMEVE