Meta: Nuk dekretoj kryeministër e ministra që dhunojnë votën | VIDEO

Meta: Nuk dekretoj kryeministër e ministra që dhunojnë votën | VIDEO

Ilir Meta hoqi çdo dilemë se mund të largohej nga posti i presidentit. Përkundrazi, ai kërcënoi se do ta përdorë fuqinë e tij si kryetar shteti pas 24 korrikut për të mos dekretuar kryeministër dhe ministra që, siç tha ai, dhunojnë votën e lirë.

“Unë po paralajmëroj cilindo që mendon se mund të vërë dorë, siç po punohet, mbi votën e lirë se nuk do të ketë dekret as për ministër as për kryeministër. Dekretet do të vijnë nga një proces i rregullt zgjedhor. Kush nuk e kupton këtë do ta kuptojë së shpejti”, ka thënë Meta.

Procesin e drejtë, ka theksuar ai, e vendosin qytetarët, të cilët sipas tij, me votën e tyre do të largojnë oligarkinë, “që kërkon ta kthejë Shqipërinë në depon e plehrave të Europës dhe drogës”.

Meta i ka kërkuar ministrit teknik të Brendshëm të marrë nën kontroll policinë, pasi sipas tij ka informacione se strukturat e larta të saj po ushtrojnë presion në gjithë Shqipërinë për motive elektorale në favor të partisë në pushtet.

“Ka filluar monitorimi i drejtuesve të policisë për veprimet e tyre të paligjshme. Të gjithë drejtuesit e policisë, të gjithë përgjegjësit e ndërmarrjes së drogës, janë në monitorim non stop dhe nuk do t’i shpëtojë asnjë gjë”, ka paralajmëruar Meta.

/ Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 13, 2017 14:33

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
16°
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon
14°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE