Meta takim me eurodeputetit Fleckestein. Ja detaje nga takimi…

Meta takim me eurodeputetit Fleckestein. Ja detaje nga takimi…

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me eurodeputetit Knut Fleckestein.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, Presidenti Meta shkruan se vetëm reformat e vërteta me bazë ligjin do ta çojnë drejt BE-së vendin tonë.

Nuk janë zbuluar detaje të tjera nga takimi mes tyre.

‘Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian’, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Besohet se një nga temat e diskutimet gjatë takimit të tyre të ketë qenë edhe mosdekretimi i Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Brendshme.

Paraditen e sotme, raportuesi i BE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në një konferencë për mediat, tha se ka informacione se Lleshi gëzon një reputacion të mirë dhe se i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të Ministrisë, po Fleckenstein tha më tej se ndoshta Meta ka informacione që ai nuk i di.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2018 19:54

REKLAMA

Maqedoni
13°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE