Mickoski: Gjithmonë është mirë që të dëgjohen të dyja palët

Mickoski: Gjithmonë është mirë që të dëgjohen të dyja palët

Gjithmonë është mirë që të dëgjohen të dyja palët, domethënë të shikohen argumentet e të dyja palëve, në mënyrë që unë të shpjegoj qëndrimet e VMRO-DPMNE-së gjatë periudhës së kaluar, ndërsa në të njëjtën kohë t’i bind ata se VMRO-DPMNE asnjëherë në të kaluarën, asnjëherë nuk do të mbështesë kurrë, as nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme apo kërcënime dhe shantazhe, thotë Hristijan Mickoski nga Helsinki në një bisedë telefonike për televizionin “Kanal5”.

Ai gjithashtu tha se ka realizuar takime me disa përfaqësues të lartë të PPE-së dhe liderët e vendeve nga partitë motra.

Mickoski edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e partisë, duke shtuar se edhe pse në Kuvend kanë filluar procedurat për propozim amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë, VMRO-DPMNE qëndron në qëndrimin se është kundër këtij procesi./Telegrafi/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 20:27

REKLAMA

Maqedoni
2°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE