Mickoski: Jam i vetëdijshëm që ne nuk mund të zgjidhim gjithçka, por duhet të përmbushim atë që premtojmë

Mickoski: Jam i vetëdijshëm që ne nuk mund të zgjidhim gjithçka, por duhet të përmbushim atë që premtojmë

Njerëzit në pushtet, të cilët duhet të jenë shembullorë se si duhet të sillet një politikan, sot drejtojnë një politikë vidh dhe ikë. Kjo është politika e LSDM-së dhe Zoran Zaev. Jam i vetëdijshëm që ne nuk mund të zgjidhim gjithçka. Por ne duam të themi me ndershmëri, nuk do të premtojmë gjithçka, por atë që premtojmë, duhet ta realizojmë, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në fushatën “Bisedime për rimëkëmbje të Maqedonisë – Probleme, Zgjidhje dhe program”në Radovish, përcjell FLAKA.

Mickoski sqaroi se është në dijeni të disa gabimeve të së kaluarës, por është i gatshëm të pranojë përgjegjësi dhe të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe më pas të ofrojë zgjidhje të përshtatshme për ato gabime.

“Më kujtohet kur Zoran Zaev, bishti i LSDM-së gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, udhëtoi nëpër Maqedoninë tonë dhe premtoi në Koçan se do të rritnin çmimet për orizin. Kështu që ata thanë që ju do të keni një blerje të garantuar, do të keni një çmim prej 25-50 denarë për orizin. Dhe sot në Koçani njerëzit thonë që nuk kam ndërmend apo dua të punoj në fushë sepse nuk është e levërdishme”, thotë Mickoski.

Sipas Mickoski, Zaev në Tikveshi, Kavadar dhe Negotinë premtoi se do të garantohej blerje të rrushit me çmime më të larta, do të kishte subvencione dhe stimuj shtesë, por sot, shton ai, ai harron për ato premtime.

Lidhur me marrëveshjen e arritur mes MASH dhe SASHK, Mickoski thotë se kjo rritje prej 10% nuk është asgjë në krahasim me kontekstin real në të cilin duhet të ishin fitimet e sotme.

Ai kujtoi se Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kishte nënshkruar një marrëveshje kolektive me qeverinë, por ajo marrëveshje nuk ishte respektuar tre vitet e fundit.

Sipas Mickoski, qeveria e VMRO-DPMNE menjëherë do të kthehet në negociata kolektive dhe pajtueshmëri me të njëjtën marrëveshje dhe pagat e punonjësve në arsim, shkencë dhe kulturë do të jenë në përputhje me marrëveshjen kolektive dhe do të tejkalojnë 10%.

Mickoski thotë se numri i të rinjve që largohen nga vendi po rritet, dhe se partia e tij ka një plan dhe e di se si ta ndryshojë këtë gjendje.

“Askush nuk e detyroi Zoran Zaev, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski dhe të tjerët që t’i vinin ato këpucë para qeverisë dhe të thonë të na japin votën, dhe ne do t’i kthejmë fëmijët. Ne kemi një plan dhe ne dimë ta ndryshojmë. Unë qëndroj këtu përpara jush në Radovish dhe dëgjoj dëshmitë e njerëzve ndërsa kaloj në treg këtu. Ata thonë fëmijëve t’ua kthejmë përsëri. Unë nuk mund të premtoj që do t’i kthejmë fëmijët, por mund të premtoj që do të punojmë 24 orë, do të ketë shumë djersë, gjak dhe lot deri sa t’i sjellim ata fëmijë nga i pari deri te i fundit”, tha Mickoski. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2019 20:54

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA