Mickoski: Rrëzimi i kësaj qeverie nuk do të jetë as i lehtë as i shpejtë

Mickoski: Rrëzimi i kësaj qeverie nuk do të jetë as i lehtë as i shpejtë

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski emisionin “Jadi Burek” tha se qëllimi përfundimtar i VMRO-DPMNE është rrënimi i kësaj qeverie, përcjell FLAKA.

“E shoh qartë këtë qëllim përfundimtar. Këtë e tregojnë edhe sondazhet. Kjo është treguar edhe nga takimet me qytetarët për shkak se VMRO-DPMNE qëndron në mënyrë të vendosur në këmbët e veta dhe se VMRO-DPMNE shkon në trajektoren e duhur dhe kjo është fundi i kësaj qeverie të panatyrshme dhe kundër nacionale e cila, për fat të keq, qytetarët e Maqedonisë drejtohen nga ajo. Por këtë herë unë do të them se nuk do të jetë e lehtë, as e shpejtë as e thjeshtë”, thotë Mickoski.

I pyetur se përse VMRO-DPMNE nuk vepron në mënyrë më radikale, Miskovski tha se rruga duhet bërë me mençuri, duke analizuar çdo hap. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 21:23

Publicitet


Moti sot
27°
21°
Thu
21°
Fri
24°
Sat
26°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE