Mickoski: Sot është një ditë e vështirë për Maqedoninë

Mickoski: Sot është një ditë e vështirë për Maqedoninë

Lideri i partisë më të madhe opozitare Hristjan Mickoski në një deklaratë për shtyp, menjëherë pas marrëveshjes së prononcuar nga kryeministri i vendit Zoran Zaev për arritjen e marrëveshjes së emrit, tha se kjo është një ditë e vështirë për Republikën e Maqedoninë dhe për qytetarët e saj. Ai po ashtu theksoi se kjo marrëveshje kapitullimi.

“Sot është një ditë e vështirë për Republikën e Maqedonisë. Pa marrë parasysh se si e provon Zoran Zaev për të demonstruar eufori, mund të shohësh nga larg se kjo është një humbje. Është ndjenja e qytetarëve, dhimbja dhe hidhërimi. Negociatat u mbajtën të fshehta. Opozita dhe VMRO-DPMNE-ja nuk ishin përfshirë në bisedime, tani është e qartë pse. Në thelb të ashtuquajturat kontrata është pranimi i të gjitha pozicioneve greke. Nëse marrëveshja është të pranojmë një ndryshim në kushtetutë dhe të ndryshojë emrin për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, është një marrëveshje kapitullimi”, tha kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2018 21:21

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
16°
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon
14°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE