Mickovski: Anëtarët e rinj të KQ janë individë të motivuar fuqishëm

Mickovski: Anëtarët e rinj të KQ janë individë të motivuar fuqishëm

Udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, pas zgjedhjes së Komitetit Qendror të partisë, në të cilën u zgjodhën anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, tha se të zgjedhurit e rinj do t’i jepnin vlerë shtesë parties, përcjell FLAKA.

“Sot në rendin e ditës ishin disa pika. Ndër të tjera, u zgjodhën anëtarë të përbërjes së re të Komitetit Ekzekutiv të Partisë. Unë, si propozuesi i tyre, mendoj se përbërja e re do të japë vlerë të shtuar, ka të bëjë me individë shumë të motivuar, njerëz që kanë kaluar shumë nga jeta e tyre në strukturat partiake. Jam i bindur se VMRO-DPMNE do të qëndrojë shumë shpejt në këmbë të shëndetshme dhe do të jemi në gjendje që sa më shpejt të jetë e mundur për inicuar zgjedhjet të parakohshme parlamentare dhe VMRO-DPMNE ta formojë qeverinë e ardhshme”, tha Mickovski. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 12, 2018 21:48

Publicitet

Moti sot
19°
20°
Fri
21°
Sat
19°
Sun
18°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE