Mickovski hynë në terrenin e Zaevit, qëndron për vizitë në Strumicë

Mickovski hynë në terrenin e Zaevit, qëndron për vizitë në Strumicë

Kryetari i VMRO DPMNE Kristijan Mickoski nga sot dhe për disa javë me radhë do të jetë në vizita në terren dhe takime me qytetarët në tërë shtetin. Stratin e bëri nga Strumica dhe qëllimi ishte për të takuar sa më shumë njerëz për të dëgjuar pikëpamjet dhe idetë të cilat më tej do ti shërbejnë si orientim për programin e ri të partisë. Mickoski takimet i fillioi me të rinjtë nga Strumica, i cili foli në lidhje me problemet me të cilat ballafaqohen, por edhe temat aktuale politike dhe ekonomike. Njoftoi se programi i ri do të promovohet pas mbarimit të këtyre vizitave dhe duhet të oforjë zgjidhje të reja që do të nënkuptojnë të re, modern, teknologjikisht Maqedoni të zhvilluar dhe zgjidhje që do të garantojnë të ardhme më të mirë për të gjithë, përcjell FLAKA.

“Zgjidhje që do të garantojnë një të ardhme më të mirë për fermerët, mjekët, avokatët, studentët, të rinjtë në përgjithësi. Dhe të gjitha grupet e synuara që presin rezultate e presin një jetë më të mirë në Republikën e Maqedonisë, pasi ajo që ata marrin sot është zhgënjim dhe poshtërim në baza ditore”, tha Kristijan Mickoski – kryetar i VMRO DPMNE.

Miskoski njoftoi se disa mijëra kandidatë kanë aplikuar për konkursin tashmë të mbaruar për kryetarët e rinj të komiteteve komunale të partisë në të gjithë vendin. Pritjet janë që të përfundojnë të gjithë procedurën deri në fund të prillit dhe fillim të majit, duke kompletuar strukturën e përgjithshme të udhëheqjes në komitetet komunale, pasuar nga faza e dytë e punës gjatë verës. FLAKA

 

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 13, 2018 20:57

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE