Mickovski: Të nominojmë kandidat për kryeministër, humbësi të japë dorëheqje dhe të braktisë politikën

Mickovski: Të nominojmë kandidat për kryeministër, humbësi të japë dorëheqje dhe të braktisë politikën

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrsitian Mickovski, propozon që në zgjedhjet e 12 prillit partitë të nominojnë edhe kandidatët për mandatar të qeverisë. Madje ai thotë se humbësi i zgjedhjeve do të duhet të japë dorëheqje nga postet partiake dhe të tërhiqet nga politika.

“Të kemi kandidat për mandatar të qeverisë, ai që do t’i humb zgjedhjet të largohet nga skena politike dhe normalisht të marrë përgjegjësinë dhe pasojat. Ai që fiton do të ketë mundësi të marrë mandatin dhe të udhëheq me qeverinë dhe institucionet”,- tha Hristian Mickovski nga VMRO-DPMNE.

Mickovski: Kam kontakt me të gjitha partitë shqiptare

I pyetur për kontaktet me partitë shqiptare, Mickovski shkurt u përgjigj se ka kontakte me të gjitha partitë.

“Po, kemi kontakte me të gjitha partitë e bllokut shqiptar.”,- theksoi Hristian Mickovski nga VMRO-DPMNE.

Mickoski njëherit ka akuzuar LSDM-në se po tenton të anulojë zgjedhjet e 12 prillit. Mundësia për ndryshimin e datës së zgjedhjeve është paralajmëruar nga LSDM nëse një gjë e tillë do të imponohej për shkak të ratifikimit të protokollit për anëtarësim të vendit në NATO.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 19:30

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.