Micotakis me porosi për Shkupin dhe kritika për Ciprasin

Micotakis me porosi për Shkupin dhe kritika për Ciprasin

Shkupi duhet ta dijë se do të përballet me Greqinë nëse vazhdojnë me sjelljen e cila i minon interesat kombëtare, porositi lideri i Demokracisë së Re opozitare, Kirjakos Micotakis gjatë fjalimit t tij nga qyteti grek Kozhani, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis, qytetarëve u sqaroi çfarë mund të bëjë Demokracia e Re dhe çfarë ai personalisht do të bëjë pasi që tashmë ekziston marrëveshje e ratifikuar ndërkombëtare: do ta shfrytëzojë të drejtën e vetos në rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, do të luftojë t’i mbrojë prodhimet e Greqisë dhe Maqedonisë dhe do të propozojë plan të zhvillimor të fuqishëm për Greqinë e Veriut.

Lidhur me prodhimet tregtare tha se sot, “qindra biznese në në emër të tyre e kanë mbiemrin ‘maqedonas”, në thelb janë të pambrojtura”.

Lideri i Demokracisë së Re dërgoi edhe kritika të ashpra deri te kryeministri grek.

“Ciprasi që nga momenti i parë, kjo ishte e qartë, se dëshironte ta zgjidhë këtë çështje. me të vërtetë nuk e di çfarë  kambiale ka marrë se do të paguajë dhe nuk e di si vetë beson se mund të ketë dobi nga një nismë e tillë”, tha Micotakis.

Ai e përsëriti qëndrimin e tij se Ciprasi është larguar  nga politika kombëtare nga dekadat e fundit për çështjen konkrete dhe është pajtuar për punë për të cilat ish kryeministrat kanë thënë “jo”.

Micotakis dërgoi kritika edhe deri te deputetët të cilët votuan për marrëveshjen. Tha se votën e tyre e kanë shkëmbyer, me siguri, për ndonjë vend  ministror apo ndonjë shpërblim tjetër.

Micotakis në fjalimin e tij u përkujtua, siç tha, në majin apo qershorin e kaluar, kur derisa ka qenë në zyrën e tij i kanë thënë se kryeministri dëshiron të bisedojë me të në telefon, Ciprasi e ka pyetur për mendimin e tij për Ilindenin. Lideri i Demokracisë së re tha se tashmë ekzistonte marrëveshje për Maqedoninë e Ilindenit.

Në fjalimin e Kirjakos Micotakis edhe nga Kozhani dhe nga Janina, siç dje publikoi MIA, theks ishte vendosur pikërisht në Marrëveshjen e Prespës që me siguri u gjet edhe në fillim të fjalimeve të tij.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Shkurt 11, 2019 12:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.