Microsoft-i përpiqet të fitojë kontratën 10-miliardëshe me Pentagonin

Microsoft-i përpiqet të fitojë kontratën 10-miliardëshe me Pentagonin

Microsoft Corp njoftoi se shërbimi i saj i zgjeruar ‘Azure cloud’, për të ndihmuar klientët e qeverisë të ruajnë të dhënat në serverat e tyre, do të jetë në dispozicion deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2019, ndërsa po lufton me Amazon për një kontratë prej 10 miliardë dollarësh me Pentagonin.

Të dy kompanitë janë duke luftuar për kontratën fitimprurëse pasi Google është tërhequr, duke thënë se udhëzimet e reja etike të kompanisë nuk përputhen me projektin, raporton Reuters.

‘JEDI’ i Pentagonit, ose Infrastruktura e Përbashkët e Mbrojtjes së Ndërmarrjeve, kontrata e zgjidhjes së informatikës përmes ‘cloud’ është pjesë e përpjekjeve të Departamentit të Mbrojtjes për modernizimin e infrastrukturës së TI-së, transmeton RTKlive.

Shërbimi i zgjeruar i Azure ‘cloud sekret i qeverisë’, do ta bëjë Microsoft-in “një opsion të fortë për kontratën e JEDI-së”, tha Julia White, nënkryetare e korporatës Microsoft Azure, duke shtuar se kompania është e aftë të përmbushë kërkesat më të larta të klasifikimit për trajtimin e “të dhënave të ShBA-së të klasifikuara si top sektret”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2018 22:56
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
21°
14°
Sat
12°
Sun
7°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE