Mike Tyson shpenzon 40.000 dollarë në muaj për marihuanë

Mike Tyson shpenzon 40.000 dollarë në muaj për marihuanë

Mike Tyson vazhdon me ekstravagancat që e kanë karakterizuar gjithë karrierën e tij si boksier, por edhe jetën jashtë saj.

Që prej vitit 2018 ish-kampioni ka ngritur një fermë në Kaliforni ku i është kushtuar ekskluzivisht kultivimit të marihuanës për konsum. Por si zakonisht, fitimet “Iron Mike” nuk i kursen. Së fundmi ka zbuluar edhe shumën marramendëse që shpenzon për konsum personal.

Gjatë një interviste radiofonike, Tyson i thotë ortakut të tij në fermë, Eben Britton: “Sa pimë në muaj? Rreth 40.000 dollarë kanabis në muaj”. Ndërsa ai i përgjigjet: “Pimë rreth 10 tonë kanabis në muaj”.

Tyson gjithashtu tha se të ardhurat mujore nga shitjet janë rreth 500.000 dollarë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 14, 2019 22:54
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.