Milenko e Mirka ofendojnë shqiptarët, ja çka kërkon e agjencisë për shërbime mediatike nga prokuroria

Milenko e Mirka ofendojnë shqiptarët, ja çka kërkon e agjencisë për shërbime mediatike nga prokuroria

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) kërkon nga Prokuroria Publike dhe Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi të nisin procedurë hetimore ndaj Milenko Nedelkovskit dhe Mirka Velinovska, pasi në një emision në TV Alfa në janar të vitin 2018, kanë shpërndarë diskriminim, mosdurim dhe urrejtje ndaj etnitetit të shqiptarëve.

Në raportin e ASHMAA, i cili është publikuar sot janë përmendur shembuj konkret, gjegjësisht pjesë të cituara nga emisioni i Nedellkovskit, në të cilin Velinovska ka qenë e ftuar, duke i quajtuar shqiptarët: fis i egër, egërsira, endacakë, të ardhur.

Sipas Agjencisë, në komunikimin mes tyre Nedelkovski dhe Velinovska që t’i paraqesin qëndrimet e tyre si të arsyeshme, të vërteta dhe historikisht të sakta, në emision kanë shprehur qëndrime negative ndaj shqiptarëve, por nuk kanë munguar ofendimet edhe ndaj grekëve dhe bullgarëve.

ASHMAA ka konstatuar se gjatë emisionit të Nedellkovskit është shkelur neni 48 i Ligjit për shërbime mediatika audio dhe audiovizuale, por pasi në ligj nuk parashihet masë ndëshkuese për shkeljen e ligjit, raporti do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore dhe Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi për procedurë të mëtejme.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 13, 2018 21:17

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE