Milla Carovska: Zonat rurale me kopshte të reja

Milla Carovska: Zonat rurale me kopshte të reja

Rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në qendrat sociale, hapje të kopshteve të reja dhe renovim të kopshteve ekzistuese, janë disa nga prioritetet e ministres për punë dhe politikë sociale, Milla Carovka, e cila tha se “Synimi ynë i qartë është që t’i përmirësojmë kushtet në shtet dhe të sigurojmë jetë më të mirë për çdo familje, jemi duke ndërtuar sistem që ofron shanse të barabarta dhe të drejta për të gjithë, tha ministrja e PPS-së, Milla Carovska.

“Rrisim pagat për të gjithë të punësuarit në 1170 qendrat për punë sociale për 4363 denarë, që është arritja më e madhe historike deri më tani. Gjithashtu kemi siguruar rritjen më të lartë historike për 3138 përkëdhelës dhe edukatorë në kopshte. Ata tani marrin pagë mesatare për 3.000 denarë më shumë se më parë, d.m.th. rritja është për 16%. Për më tepër, kishte rritje të pagave prej 5% edhe në sektorit publik”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.

Carovska tha se “Theks i veçantë është vendosur në hapjen e kopshteve të reja në zonat rurale, ku kapacitete të tilla nuk kanë ekzistuar deri më tani.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 19:25

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA