Milloshoski: BDI është pjesë e problemit në gjyqësor

Milloshoski: BDI është pjesë e problemit në gjyqësor

Rasti i akuzave të ndërsjella nga kryetari i Sarajit Blerim Bexheti dhe Zoran Zaev për ndikimin dhe ndërhyerje te Këshillit Gjyqësor është provë konkrete e ndërhyrjes së qeverisë në gjyqësor, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski sonte në emisionin “Rruga Drejtë…” në Alsat, përcjell FLAKA.

“Nëse Zaev i kërkon kryetarit të komunës së Sarajit të ndikojë në qëndrimin e disa anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, atëherë është abuzim i nevojës zyrtare dhe nxitje për të kryer një akt të paligjshëm. Por në vend që kjo të raportohej nga Blerim Bexheti në prokurori, ndërkohë BDI dhe LSDM kanë rënë dakord se kush duhet të jetë u.d. Kryetar i Gjykatës Supreme dhe tani problemi nuk ekziston më, nuk ka grindje dhe akuza të ndërsjella”, tha Milloshoski, ndërsa në debat merr pjesë bashkë me Bujar Osmanin nga BDI. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 21:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA