Ministri Ademi pjesëmarrës në ekspozitën e krijimeve të modës

Ministri Ademi pjesëmarrës në ekspozitën e krijimeve të modës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr. Arbër Ademi, sot mori pjesë në ekspozitën e krijimeve – vepra të studentëve nga Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curi”.

“Më duhet të theksoj se mbrojtësit e z. Curit kanë bërë krijime të mrekullueshme e të denja për ekspozitë jo vetëm në Shkup, por edhe në djepin e modës – Parisin, vendi ku çdo krijues i ri ëndërron të punojë. Republika e Maqedonisë është vend i pasur me njerëz të rinj dhe të talentuar, të cilët kërkojnë mundësinë për të shfaqur kreativitetin e tyre; njerëz, të cilëve nëse u jepet mundësia, do të jenë në ballë të shtëpive botërore të modës”, tha ministri Ademi në fjalimin e tij.

Ministri Ademi u bëri thirrje studentëve t’i shprehin ëndrrat dhe pasionet e tyre përmes modeleve që ata i dizajnojnë, por çdo fjalë e çdo sugjerim ta pranojnë qëllimmirë, sepse “mjeshtri” i tyre Curi është brend në botën e modës, emër që e njohin yjet më të mëdhenj.

“Ju jeni trashëgimtarët e tij dhe Ju duhet të justifikoni epitetin “nxënës i Curit “. Besoj se shumë prej jush ëndërrojnë të punojnë për ndonjë nga shtëpitë e modës në botë; të jeni pjesë e javëve të mëdha të modës në Paris, Milano, Romë. Ëndrra juaj mund të përmbushet vetëm nëse punoni me zell, nëse jeni 100% të përkushtuar në atë që ju plotëson dhe që e bëni me dashuri të madhe. Për të qenë i suksesshëm nuk do të thotë se duhet të larguar nga vendi, por për të qenë i suksesshëm do të thotë të qëndrosh në shtëpi me të dashurit, por e tërë bota të përmendë emrin tuaj dhe të magjepsen nga kreacionet që i ke krijuar”, ka shtuar Ademi.

  

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 27, 2018 23:02
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
16°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...