Ministri Bekteshi pjesë e delegacionit në samitin e Triestës

Ministri Bekteshi pjesë e delegacionit në samitin e Triestës

Sot në Triestë të Italisë u mbajt Samit i 4 i ashtuquajtur si proces Berlinit kushtuar vendeve të Ballkanit perëndimor ku u diskutua për projekte të infrastrukturore, integrimin ekonomik të tregut rajonal dhe nënshkrimi i traktatit për themelimin e komunitetit për transport.

Si pjesë e delegacionit nga Maqedonia mori pjesë edhe ministri ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili në kuadër të këtij samiti foli për vendosmërinë e qeverisë së Maqedonisë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrimin e vendit në strukturat evropiane duke vënë theksin në integrimin ekonomik të rajonit, agjendën ndërlidhëse infrastrukturore, investimet dhe promovimin e bizneseve në vendet e Ballkanit Perëndimor më saktësisht, pjesmarjen e sektorit privat, mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe hapjen e sekretariatit të dhomave ekonomike te vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministri Bekteshi ka kërkuar gjithashtu përkrahjen e plotë Evropiane në lidhje me projektet që dalin nga agjenda ndërlidhëse si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit por dhe të rajonit në përgjithësi.Njëkohësisht ministri Bekteshi foli edhe për mbështetjen e domosdoshme të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat mund të krijojnë konkurentshmëri dhe rritje ekonomike për të gjitha vendet e rajonit. /FLAKA/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2017 18:47

REKLAMA