Ministri i jashtëm Dimitrov i hyn garës për president!?

Ministri i jashtëm Dimitrov i hyn garës për president!?

LSDM mendon të mbështes Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov si një kandidat për president të propozuar nga partia qeverisëse.

Për të kënaqur oreksin e zyrtarëve të tjerë që e shohin veten në garë për kreun e shtetit dhe për të mos u lënë jashtë, do të bëhen rotacione në departamente, raporton gazeta “Nezavisen”, duke iu referuar burimeve partiake.

Në vendin e Dimitrovit, Radmilla Sekerinska do të vinte në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe pozita e saj do të merrej nga Stevo Pendarovski, koordinatori aktual i NATO-s. Oliver Spasovski në këtë rast do të mbetet aty ku është, ministër i brendshëm.

Të katër janë në rrethin më të ngushtë të të preferuarve për të fituar besimin e LSDM-së për zgjedhjet presidenciale. Konkursi i LSDM-së është aktualisht në proces për aplikimet e kandidatëve dhe vendimi përfundimtar duhet të merret më 3 mars.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Shkurt 10, 2019 13:52
Loading...

 

 

 

ARKIVI I LAJMEVE