Ministria e Bujqësisë njofton fermerët: Javën e ardhshme fillon kthimi i tatimit personal

Ministria e Bujqësisë njofton fermerët: Javën e ardhshme fillon kthimi i tatimit personal

Rreth 17.000 fermerë nga java e ardhshme do të fillojnë të marrin kthimin e tatimit personal, për periudhën e realizuar në vitin 2018, veçanërisht nga shitja e prodhimtarisë parimore. Bëhet fjalë për gjithsej 80 milionë denarë, pagesa e të cilëve pritet të fillojë javën e ardhshme, ndërsa fermerët duhet t’i azhurnojnë llogaritë bankare.

“Nga bazat që i kemi do të përfshihen 17 mijë fermerë, e që bëhet fjalë për 80 milion denarë. Deri më tani fermerët ishin të liruar prej 300 mijë denarëve, të gjithë ata që kanë veprimtari bujqësore.”- tha ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski.

Nga DAP potencojnë se kusht për kthimin e tatimit personal është që fermerët, përveç të ardhurave nga shitja e prodhimeve, të mos kenë të realizuara të ardhura të tjera, të cilat gjithashtu janë të llogaritura me tatim personal.

“Fermerët mund të sigurojnë vetëm të ardhura të liruara nga tatimi, paketat sociale dhe masat tjera, ndërsa nëse realizojnë të ardhura shtesë, në baza tjera që hyjnë në tatimin personal, nuk kanë të drejtë për kthim të mjeteve.”,- theksoi Vase Nedanoski nga DAP.

Personat fizikë, të cilët do ta tejkalojnë pragun prej një milionë denarë, kanë për obligim në pajtim me ligjin, të regjistrojnë veprimtari në regjistrin e Ministrisë së Bujqësisë si fermerë individualë, ose në Regjistrin Qendror si tregtarë-individë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 19:28

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.