Ministria e Bujqësisë: Së shpejti pagesa e dëmeve nga ngricat

Ministria e Bujqësisë: Së shpejti pagesa e dëmeve nga ngricat

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave arriti ta zhbllokojë procesin e pagesës së dëmeve të krijuara nga ngricat pranverore në vitet 2016 dhe 2017 dhe së shpejti duhet të fillojë pagesa e kërkesave për dëmet, paralajmëroi sot ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.

“Propozuam plan veprimi deri te Qeveria me të cilin i ndërmorëm këto lëndë dhe i zhvillojmë sipas Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural dhe ato tashmë janë në procedurë dhe për momentin bëhen vlerësime nga ana e Byrosë së Ekspertizës Ligjore. Më tej do të përpunohen në Agjencinë e Pagesave”,- tha Nikollovski.

Për procedurat e dëmeve të cilat ndodhen nga ngrica pranverore në prill të vitit 2017, ministri theksoi se deri në fund të shtatorit janë përfunduar vlerësimet dhe përpunimi i kërkesave të cilat i bëjnë njësitë rajonale të Ministrisë, ndërsa pastaj 15.800 lëndët iu dorëzuan Byrosë së Ekspertizës Ligjore.

“Para shtatë deri dhjetë ditësh, nga Byroja u informuam se janë kompletuar të gjitha vlerësimet për komunat ku janë konstatuar dëmet nga ngricat e pranverës”,- shpjegoi Nikollovski.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 19:06
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
7°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...