Ministria e Ekonomisë dhe Punëve të Brendshme, propozim ligj ku parashihet aplikimi i etiketës ekologjike

Ministria e Ekonomisë dhe Punëve të Brendshme, propozim ligj ku parashihet aplikimi i etiketës ekologjike

Ministria e Ekonomisë së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë propozuar një ligj të ri për automjetet me të cilën parashihet edhe aplikimi i etiketës ekologjike. Sipas ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, veturat do të kategorizohen në bazë të asaj se cilat kushte ekologjike i plotësojnë, kurse nga viti i ardhshëm është paraparë edhe një program për mbështetje financiare nga ana e Ministrisë së Ekonomisë për personat që blejnë vetura të reja, vetura hibride dhe elektronike.

“Ministria e Ekonomisë ka propozuar ligj të ri sa i përket automjeteve ku është paraparë edhe aplikimi i etiketës ekologjike në këtë kuadër të këtij ligji. Pra, gjithë veturat do të kategorizohen në bazë të asaj se cilat kushte ekologjike i plotësojnë. Është paraparë etiket me ngjyrë të gjelbër, të verdhë dhe të kuqe. Njëkohësisht është paraparë edhe një program të cilën vitin e ardhshëm do ta sjellë Ministria e Ekonomisë, program ku ne do të mbështesim financiarisht të gjithë të interesuarit të cilët do të kenë për qëllim të blejnë vetura elektrike apo hibride”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ndërkohë, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, tha se përveç bllokimit të trafikut, këtu trajtohet edhe çështja ekologjike. Sipas tij, në varësi të etiketës do të përcaktohen edhe masa tjera se cilat makina munden dhe nuk munden të udhëtojnë në ditë kur ndotja e ajrit do të rritet.

“Jo vetëm që do prezantohet etiketimi të cilat do të jenë ekologjike, të cilat do të tregojnë se prodhojnë gazra të dëmshme apo etiketimet me të kuqe, të verdhë apo të gjelbër, por gjithashtu do të krijojmë zona në të cilat do të jenë në gjendje të qarkullojnë këto vetura, në varësi të ndotjes. Së dyti, do ta ndërpresim edhe etiketimin për regjistrimin e veturave që deri më tani ka qenë një detyrim dhe që përfaqësonte çështje financiare prej një euro për çdo shofer”,- theksoi ministri i drejtësisë, Oliver Spasovski.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Shoferëve dhe taksistëve, Abdul Rushiti, risitë do të shkaktojnë shpenzime për shoferët e taksive, por, siç theksoi ai, do të jenë të vogla në lidhje me dëmet që ata vuajnë nga puna e transportuesve ilegalë në këtë sektor. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 19:14

REKLAMA

Maqedoni
12°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE