Ministria e Kulturës publikoi rezultatet finale për projektet e vitit 2019

Ministria e Kulturës publikoi rezultatet finale për projektet e vitit 2019

Ministria e Kulturës në faqen e vet të internetit i publikoi rezultatet finale të konkurseve vjetore për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019.

Pas publikimit të parë të rezultateve, pasi u konstatua nevoja për sqarime shtesë në një pjesë të fletëparaqitjeve dhe në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (neni 39 paragrafi 3 ) aplikuesve u dha mundësia që në afatin e caktuar të dorëzojnë shpjegime plotësuese dhe dokumentacion për to. Gjithashtu, ishte bërë edhe kontrolli i hollësishëm i pikëve për çdo pozicion të konkurseve, ndërsa u mbajtën edhe takime me një pjesë të operatorëve të kulturës.

Shqyrtimi i sërishëm i fletëparaqitjeve ishte bërë në pajtim me parimet e profesionalizmit, llojllojshmërisë dhe kreativitetit, duke e dëgjuar zërin e punonjësve dhe profesionistëve të kulturës.

Në pajtim me nenin 65 paragrafi (5) të Ligjit për kulturë, pas aktvendimit të marrë mund të paraqitet ankesë në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë. Ankesa nuk e anulon zbatimin.

Ministria e Kulturës do të lidh marrëveshje për financimin e projektit me interes nacional në kulturë me subjektet që janë bartëse të projekteve të pranuara.

Ministria e Kulturës është institucion i hapur për të gjithë qytetarët,ajo është në fazën e përpilimit të një ligji të ri për realizimin e interesit publik në kulturë, për të cilin deri më tani janë mbajtur dy debate publike. Me qëllim që në të ardhmen t’u shmangen mosmarrëveshjeve ose parregullsive gjatë konkurseve publike, si dhe mënyrës për dhënien e pikëve dhe modeleve të financimit të projekteve në kulturë, operatorët e kulturës mund të kontribuojnë në përpilimin e ligjit të ri bashkëkohor për kulturë me të cilin ky resor do t’i marrë të gjitha zgjidhjet sistemore për të cilat angazhohet dhe janë në interes të publikut të kulturës në vend.

Deri në miratimin e ligjit të ri, Ministria e Kulturës me iniciativën „Kultura është faqja kryesore e çdo shoqërie“në përbërjen e së cilës ka shumë shoqata joqeveritare të fushës së kulturës, kanë formuar grup të punës i cili do të punojë në ndryshimet dhe plotësimet e ligjit aktual në pjesën e modeleve për financim dhe të kritereve për vlerësim.

Njoftim për rezultatet e Konkurseve vjetore për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 12, 2019 11:40
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE