Ministrja Hoxha për Ditën e vajzave: Gëzuar, le të dëgjohet zëri juaj!

Ministrja Hoxha për Ditën e vajzave: Gëzuar, le të dëgjohet zëri juaj!

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e Ditës botërore të vajzave, ka uruar ato me thënien e profesoreshës së saj Albright, e cila thoshte që asaj “iu deshtë shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kishte, nuk do të hesht”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

Unë jam e bekuar me vajzën time Hanën, gëzimin e shtëpisë. I uroj të gjitha vajzave atë që profesoresha ime Albright e thoshte që asaj iu deshtë shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kishte, nuk do të hesht. Në Ditën botërore të vajzave, gjithandej diskutohet trajtimi i tyre në kulturat e ndryshme dhe çështjen gjinore në vendet demokratike si barazia para ligjit, punësimi apo ballafaqimi me pengesa në shkollim, kujdesin shëndetësor të tyre por edhe rrezikun e trafikimit. Vajza, gëzuar, le të dëgjohet zëri juaj!

Driton Zenku
nga Driton Zenku Tetor 11, 2018 15:48

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE