Mirlinde Bilalli doktoroi në Universitetin e Shkupit me sukses të lartë | FOTO

Mirlinde Bilalli doktoroi në Universitetin e Shkupit me sukses të lartë  | FOTO

Në Universitetin “Shen Kirili dhe Metodi”, në Shkup, Fakulteti i Mjekësisë me sukses të lartë mbrojti disertacionin e sajë të doktoraturës, M-r. Mirlinde Bilalli nga Çegrani i Gostivarit, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka.  

Para komisionit në përbërje Prof. Dr Beti Zafirova – Ivanovska, kryetar, si dhe anëtarët Prof. Dr Elena Qoshefska, Prof. Dr Jovanka Karaxhinska – Bislimovska, Prof. Dr Rozalinda Isjanovska dhe Prof. Dr Dragan Gjorgjev, zonj, Bilalli temën: Rroli i stileve edukuese të prindërve në  motivimin dhe shfrytëzimin e strategjive për mësim të fëmijëve në moshën shkollore kundër  sjelljes së rezikshme në raport të sëmundjeve të varshmërisë në Regjionin e Pollogut në  Republikën e Maqedonisë”.

Pas mbrojtes së temës me shumë sukses, komisioni përkatës vlerësoi lartë disertacionin e sajë duke e shpallur doktor shkencash në shëndetësinë publike.

Mirlinde Bilalli lindi në vitin 1981 në Gostivar. Shkollën fillore e kreu në vitin 1995 në f.Çegran, kurse atë të mesmen në shkollën e mesme medicinal “Nikolla Shtejn” në Tetovë  në vitin 1999 duke arritur një sukses të shkëlqyeshëm. Në vitn 2006 ka diplomuar në Fakultetit Filozofik-Institut i psikologjisë  pran Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup me mesatatre të lartë.

Në vitin 2011 mbrojti punimin e magjistraturës në Fakuktetin Filozofik pranë  Universitetit të Tetovës – UT,  drejtimi i psikologjisë me notë 10, në temën “Dallimet në dimenzionet e klimës  socio-emocionale reale dhe të dëshiruara tek instuticionet e ndryshme arsimore”, dhe ka fituar gradën shkencore – Magjistër i shkencave të psikologjisë, ku studimet postdiplomike po ashtu i ka mbaruar me mesatare të lartë.

Në vitin 2015 është regjistruar në shollën për studime të doktoraturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”- Fakulteti i Mjekësisë në programin e studimeve për shëndet publik, nën mentorimin e prof.Dr. Elena Qosevska. Në periudhën 2006-2010, ishte  e punësuar si profesor me kohë të plotë në shkollën e mesme medicinale  në Gostivar, ku përveç ligjerimit  të lëndës së psikologjisë, mori pjesë në disa seminare, konferenca dhe trajnime në vend dhe jashtë vendit. Në tetor të vitit 2010, u angazhua si asistente në “Universitetin Ndërkombëtar të Strugës”.

Që nga viti 2012, punon si asistent  i disa lëndëve  në “Universitetin Shtetëror në Tetovë” në Fakultetin e Filozofisë, Departamenti i Psikologjisë. Në të njëjtën kohë punon si profesor i asociuar në Kosovë, në kolegjet private “Pjetër Budi” dhe “AAB” .

Përveç aktivitetit të mësimdhënies, znj. Bilali zhvilloi edhe aktivitete shkencore dhe kërkimore në fushën e psikologjisë, pedagogjisë dhe mjekësisë, duke botuar tetë punime shkencore, nga të cilat 3 në revistat vendore dhe 5 në revista ndërkombëtare.

Bilalli ka realizuar aktivitetin e saj profesional dhe aplikativ përmes pjesëmarrjes aktive në disa projekte dhe trajnime. Përmendimin projektin “” Interactive Learning”, projekt i USAID për menaxhimin e një kompanie virtuale, si dhe programin për nxitjen e fëmijëve”, trajnimin për Gestalt terapi, për të cilën është marrëse e  certifikatave për trajnimin e përfunduar me sukses. Po ashtu, zonj. Bilalli është anëtar i Shoqatës së Psikologëve të Republikës së Maqedonisë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2018 10:56
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
21°
14°
Sat
12°
Sun
7°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE