Mish viçi me Domatina pikante

Mish viçi me Domatina pikante

Një recetë super e thjeshtë për një vakt të shijshëm. Lexoni recetën e mëposhtme për të mësuar përbërësit…

Përbërësit

400 gr mish viçi

300 gr domate qershi

50 gr vaj ulliri

1 thelpi hudhër

trumëz

borzilok

spec i kuq (i freskët)

kripë

Përgatitja

1

Prejini domatet në dy pjesë dhe vendosini ato në një tigan me vaj, grini edhe hudhrën (nëse ju preferoni, shtojeni të gjithë hudhrën dhe pastaj hiqeni atë në fund të gatimit), trumzë, 5-6 gjethe borzilok dhe një copë spec të kuq të freskët.

2

Gatuajeni për 2 minuta, pastaj shtoni kripë dhe domatet, si dhe fetat e mishit, të rrahura më parë me një çekiç kuzhine. Kthejini nga të dyja anët për disa minuta, mbulojini dhe fikni zjarrin. Lërini të qëndrojë për 2 minuta mbi sobë, pastaj shërbejini menjëherë.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 6, 2017 00:01

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°