Mision nga FMN do të bëjë rishikim vjetor të ekonomisë së Maqedonisë

Mision nga FMN do të bëjë rishikim vjetor të ekonomisë së Maqedonisë

Një rishikim vjetor i ekonomisë së Maqedonisë do të kryhet nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i udhëhequr nga Jessimin Rahman, i cili qëndron në Maqedoni nga sot deri në datë 16 të këtij muaji, përcjell FLAKA.

“Mbikëqyrja dypalëshe është një element qendror i mandatit të FMN-së për të gjitha shtetet anëtare dhe përfshin një pamje gjithëpërfshirëse të lëvizjeve makroekonomike dhe perspektivave dhe politikave ekonomike të qeverisë”, informoi përmes një deklarate me shkrim Sebastian Sosa, përfaqësues rezident i FMN-së për Maqedoninë.

Në fund të misionit, ekipi i FMN-së planifikon të publikojë një deklaratë me përfundime paraprake. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 21:19

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE