Mitchell përcolli porosinë e Uashingtonit: I bëra me dije edhe Mickoskit!

Mitchell përcolli porosinë e Uashingtonit: I bëra me dije edhe Mickoskit!

Ndihmës sekretari amerikan për Europë dhe euro-azi, Wess Mitchell ka dërguar edhe njëherë porosi të qartë që qytetarët të dalin në referendumin e 30 shtatorit.

Ai tha se vendi ndodhet para një momenti historik ku, qytetarët duhet të dalin dhe të shprehin qëndrimin e tyre në referendumin e 30 shtatorit. Në pyetje ndaj gazetarëve ai tha se ka porositur kreun e opozitës Hristjan Mickovski që të shpreh qëndrimin e tij për referendumin.

“Sot në të gjitha takimet kam folur për referendumin vijues dhe mesazhi im për të gjithë qytetarët e maqedonisë ka qenë i njejtë, është një vendim që vetëm qytetarët e Maqedonisë mund ta bëjnë, Maqedonia ka qenë në një rrugë drejt perëndimit tashmë për kohë shumë të gjatë dhe ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ta ushtrojnë lirinë e tyre fundamentale por poashtu edhe përgjegjësinë e tyre”, theksoi Mitchell.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se vizita e zëvendës sekretarit amerikan Wess Mitchell është inkurajim i madh për të dhe qytetarët e vendit, por edhe për hapin historik siç është është referendumi suksesshëmnë të cilin qytetarët do të shprehen vetë. Zaev nënvizoi se ç’do vendim i madhë është rezultat i kompromisit, por në rastin tonë është kompromis për hap para. Mitchell gjatë vizitës së tij në Shkup është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderët e partive politike.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 20:56

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE