MJERIMI | 30 kilometra rrugë për të mbushur ujë

MJERIMI | 30 kilometra rrugë për të mbushur ujë

Banorët Kamnikut së Komunës së Gazi Babës nuk kanë ujë për pije. Kjo gjendje në këtë zonë të Hasan begut nuk është vetëm në kohën e verës,  por situata e këtillë daton prej 10 vite më parë. Ata janë të detyruar që të shkojë rreth 30 kilometra larg për të mbushur ujë për pije. Banorët deklarojnë se paguajnë rregullisht faturat për shërbimet që nuk i marrin. Kërkesat e tyre për tu furnizuar me ujë për pije kanë hasur në vesh të shurdhër.

 “Gjendja është se nuk kemi aspak ujë për një kohë  të gjatë , jo vetëm në këtë kohë të verës por një kohë të gjatë shtatë apo tetë vite nuk kemi ujë. Kemi qenë të detyruar hapim puse nga 2 mijë euro por nuk është i pijshëm. Për pije si mundemi gjendemi, unë për vetë mbushi unë në Ramane deri atje ka 30 kilometra një drejtim, dy drejtime 60 kilometra”.

 “Nuk ka ujë hiç ka dhjet vite që tek na nuk ka asgjë, nuk kemi as për sytë t’i lajm, as më mëngjes, as në mbrëmje, jo vetëm një vite 10 vite nuk ka, e kemi paraqitur edhe në fshat edhe në ujësjellës por nuk ka marr masa askush.”

 “30 kilometra duhet të shkosh që të furnizohesh me ujë për pije, ndërsa për nevojat tjera për pastrim marrim ujë nga pusi por ai nuk është për tu pijë, nuk e kemi dërguar në ndonjë laborator- ankohen disa banorë.

Mos-pasja e rrjetit të kanalizimit në këto anë dhe hapja e gropave nga banorët për ujërat e zeza, ka bërë që i uji i puseve të mos jetë i pijshëm. Banorët  presin nga organet kompetente që të marrin masa sepse gjendja është e papërballueshme.

Senat Zylbehari     

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 16, 2017 15:50

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°