Modeli zgjedhor dhe divergjencat, Zaev: Për ndryshimin e modelit ka badenter. Vetingu, pas zgjedhjeve

Modeli zgjedhor dhe divergjencat, Zaev: Për ndryshimin e modelit ka badenter. Vetingu, pas zgjedhjeve

Thellohen kundërshtimet mes partnerëve të koalicion qeverisës, LSDM-së dhe BDI-së, për ndryshimin e modelit zgjedhor dhe procesin e “vetingut”.

Përderisa BDI konsideron se modeli zgjedhor nuk duhet ndryshuar në periudhë kur janë shpallë zgjedhjet, LSDM konsideron se edhe procesi i vetingut nuk mund të ndodh në periudhë të tillë.

Kryeministri, Zoran Zaev, thotë se LSDM do të përkrahë ndryshimin e modelit zgjedhor kur të vijë për votim në Kuvend, madje konsideron se është siguruar edhe “shumica e Badenterit”.

“Mendoj se kemi. Unë nuk jam nismëtari, por mendoj se kemi. Edhe pse nuk jam i sigurt plotësisht, pasi BDI është partia më e madhe nga bashkësitë joshumicë, por në Kuvend ka 23 deputetë shqiptarë, a BDI ka vetëm 10 deputetë. Ku janë pastaj bashkësitë më të vogla? Mendoj se kemi shumicë të Badenterit”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Zaev konsideron se KShZ dhe institucionet tjera shtetërore janë përgatitur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve sipas modelit të ri, pasi procedura është e thjeshtë, ndërkaq risia mund të jetë karrem edhe për votuesit e lodhur nga modeli aktual. Sa i përket vetingut në sistemin e gjyqësisë, të cilin e propozon BDI, konsideron se, përveç vetingut në polici, ky proces mund të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Sipas të gjitha gjasave, ajo është procedurë që do të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare, pasi me vendimin për zgjedhje parlamentare, hapësira po zvogëlohet. Kjo qeveri është edhe dy muaj pastaj vjen qeveria teknike, e cila sipas ligjit nuk guxon të merret me procedura të tilla”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.

Një ditë më parë, BDI hodhi poshtë mundësinë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të ndryshuar modelin zgjedhor, përveç ndryshimeve për të inkorporuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 19:26

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA