Modeli zgjedhor, Neziri: Më mirë 3 deputetë të mirë sesa 30 të dobët

Modeli zgjedhor, Neziri: Më mirë 3 deputetë të mirë sesa 30 të dobët

Debatit mbi modelin e ri zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i janë qasur edhe analistët politik. Në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e lajmeve Flaka, analisti Xhelal Neziri shprehet që diskutimi duhet të zhvillohet jo vetëm për çështjen e mandateve, por në kualitetin e tyre. 

Madje, Neziri në formë krahasimore shprehet që: Më mirë të jenë 3 deputetë të mirë e aktiv, sesa 30 deputetë të dobët dhe të përgjumur, duke aluduar tek deputetët e kampit politik shqiptar.

“Kur flitet për modelet zgjedhore përherë më shumë llogari mbahet për numrin e deputetëve, e jo për kualitetin e tyre. Zgjedhjen e një deputeti nuk duhet ta kuptojmë si punësim të të njëjtit, por si angazhim të një përfaqësuesi për të mbrojtur dhe promovuar interesat e votuesve që e kanë zgjedhur. Më mirë 3 deputetë të mirë e aktiv, sesa 30 të dobët dhe të përgjumur. Andaj, modeli më i mirë që mund të sjellë përmirësimin e përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë në institucionin më të lartë ligjvënës është modeli me lista të hapura dhe një njësi zgjedhore”, shprehet për Agjencinë e lajmeve Flaka, analisti politik dhe njohësi i mirë i rrethanave në politikën vendose, Xhelal Neziri.  

Në taborin politik maqedonas, ka ndahsi sa i përket modelit të ri zgjedhor. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski propozoi model të ri zgjedhorë me 120 njësi zgjedhore dhe me një raund zgjedhorë, sakaq, kryeministri dhe njëherit lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se partia e tij mbështet modelin një njësi zgjedhore, por edhe me lista të hapura me argumentin se do të avancohet demokracia në vend.

Tek blloku politik shqiptar, BDI mbron qëndrimin që të ngelen 6 njësi zgjedhore, ASH kërkon tetë njësi zgjedhore, ndërsa Lëvizja Besa tre. Flaka

LEXO: 

Modeli i ri zgjedhor, çka thotë deputeti i BDI-së, Artan Grubi ?

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 4, 2019 12:21

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA