MOGERINI TË HËNËN INFORMON BE-NË PËR SITUATËN E MAQEDONISË

MOGERINI TË HËNËN INFORMON BE-NË PËR SITUATËN E MAQEDONISË

Përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, të hënën do t’i informojë vendet anëtare të Unionit për gjendjen në Maqedoni dhe rezultatin e  referendumit konsultativ të 30 shtatorit.

Sipas agjencisë së lajmeve MIA, e cila thirret në burime diplomatike nga Këshilli i BE-së, mesazhi i përfaqësueses së lartë është se BE-ja edhe më tej qëndron pas marrëveshjes së dakorduar midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Për Maqedoninë si vend kandidat për anëtarësim në procesin e zgjerimit zakonisht diskutohet në përbërjen e Këshillit për punë të përgjithshme. Edhe pse nuk dramatizohet gjendja, vënia e dosjes së Maqedonisë në tryezën e ministrave në përbërjen e Këshillit të Punëve të Jashtme si edhe brifingu për Maqedoninë në komitetin politik dhe të sigurisë së BE-së që u mbajt ditëve të kaluara, është burim për brengosje te disa diplomatë të caktuar në Bruksel të cilët i ndjekin gjendjet në Maqedoni.

Ndërkaq, pas mbajtjes së referendumit, komuniteti ndërkombëtar ka mbështetur rezultatet e tij dhe kanë bërë thirrje që procesi të vazhdojë në insitucionet e vendit. Po ashtu, ata kanë inkurajuar opozitën që të votojnë ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, ka deklaruar se nuk nëvojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, por duhet të shfrytëzohet mundësia dhe të sigurohet shumica parlamentare e nevojshme për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa, sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë të qartë disa herë vendit se pa votim të ndryshimeve kushtetuese dhe pa zbatim të plotë të Marrëveshjes se Prespës, Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e plotë e Aleancës. Javën që vjen, Maqedonia fillon bisedimet qasëse me NATO-n. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, do t’i siguronte vendit anëtarësim në NATO brenda një viti dhe fillim të negociatave qasëse me BE-në, në qershor të vitit të ardhshëm.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Tetor 11, 2018 16:42
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
9°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE