Mogerini: Unitetit, përgjegjshmëri dhe pragmatizëm për të ardhmen

Mogerini: Unitetit, përgjegjshmëri dhe pragmatizëm për të ardhmen

Përfaqësuesja e lartë për punë të jashtë dhe politikat e sigurisë të BE-së dhe zëvendës kryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, para deputetëve në Kuvendin e Maedonisë tha se arritjet e vendit vitin e kaluar ishin impresive. Sipas saj vendi është në rrugë të drejtë por duhet të vazhdojë të punojë edhe më shumë për të arritur të hyjë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

Jeni në rrugën e drejtë. Kjo është arritje jo vetëm e qeverisë por e të gjitha institucionet e vendit, nga presidenca deri te qeveria, organizatat e të tjera. Jam e sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe arritje tjera. Ditët e kaluam dëgjova shumë falënderime për raportin pozitiv po në fakt ne duhet t’ju falënderojmë për atë që arritët ta bëni. Këto janë rezultate të përbashkëta edhe të qeverisë edhe të opozitës – është shprehur mes tjerash funksionarja e lartë e BE-së Federika Mogerini.

Gjatë fjalimit të saj Mogerini në mënyrë metaforike rrugëtimin për anëtarësim në BE e krahasoi me një lojë e cila kalon në nivele të ndryshme dhe në secilin nivel duhet të punohet edhe më shumë për të kaluar në tjetrin. Ajo theksoi që vendi duhet t’i mbajë të qarta aspiratat e saj dhe të vazhdojë të investoj për t’i arritur ato.

Investoni në unitetet, investoni në institucionet demokartike, investoni në talentet e  njerëzve sidomos të të rinjve kreativ, investoni në aspiratat dhe dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e BE-s. Ju e keni potencialin për të lëvizur shpejt, unë e besoj këtë dhe ju e besoni këtë. Ka një atmosferë të re në vend dhe kjo vërhet në bruksel po edhe në vendet tjera të BE-s. Është koha të filloni të vraponi bashkë me fqinjët tuaj dhe jam e sigurt se bashkë do të shkoni shumë larg.

Mogerini ka arritur në Shkup pas publikimit të raportit të progresit. Ajo mbrëmë pas takimit me kryeministrin Zaev e shpreh se “Maqedonia ka mjaftueshëm kohë që deri në qershore të ndërmarrë hapat e nevojshëm që do t’i sillnin datë për fillimin e negociatave”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 19, 2018 10:36

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
10°
20°
Tue
19°
Wed
20°
Thu
23°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE