Mogherini: Në Trieste u dërgua porosia e qartë për Ballkanin

Mogherini: Në Trieste u dërgua porosia e qartë për Ballkanin

Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste është dërguar porosia e qartë se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Ballkanin dhe se duhet vazhduar rrugën drejt Evropës së bashkuar.

Kështu ka porositur shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, përmes një shkrimi në bllogun e saj.Ajo thotë se gjatë samitit është punuar edhe në disa projekte praktike për bashkëpunimin rajonal, avancimin e transportit dhe rritjen e shkëmbimeve në Ballkan. Mogherini theksoi se samiti i Triestes ishte edhe një rast për “bisedime të gjata” me presidentin francez Emmanuel Macron për Ballkanin, Afrikën, situatën në Gjirin Persik dhe mbrojtjen evropiane. /FLAKA/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 16, 2017 20:14

REKLAMA