Mollë të pjekura me krem kokosi

Mollë të pjekura me krem kokosi

Përbërësit

4 kokrra mollë e kuqe

2/3 filxhan rrush i thatë

2 lugë çaji kanellë

50 gr pecan (e ngjashme me arrën, ka prejardhje meksikane)

5 lugë gjelle sheqer kokosi

100 gr krem kokosi

3 lugë gjelle shurup panje

2 lugë gjelle sheqer kokosi

2 lugë gjelle gjalpë bajamesh

Përgatitja

1.Për mollët: Nxehni furrën në 200 gradë

2.Hiqini mesin mollëve, në mënyrë që të krijohet një vrimë nga fillimi deri në fund. Përzieni bashkë rrushin, kanellën, pekanet (ose arrat) dhe sheqerin e kokosit.

3.Vendosini mollët në një tavë pjekjeje dhe mbushini meset e tyre me përgatitjen që bëtë më parë.

4.Pastaj, pjesën e mbetur të përzierjes hidheni rreth mollëve në tavë dhe shtojini 6 lugë ujë. Vendosini mollët në furrë dhe lërini të piqen për 30 minuta, derisa të jenë zbutur.

5.Shërbejini mollët në tasa dhe spërkatini me përzierjen që ndodhet në tepsi, më pas mbulojini me krem kokosi.

6.Për kremin e kokosit: Para se mollët të kenë përfunduar, gatuani kremin e kokosit.

7.Vendosni kremin e kokosit në një mixer me 10 lugë gjelle ujë të valuar dhe përbërësit e tjerë, derisa të bëhet kremoze.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Tetor 10, 2017 23:40

REKLAMA