Morën rrogë për 15 vjet, pa punuar asnjë ditë

Morën rrogë për 15 vjet, pa punuar asnjë ditë

Zyrtarët komunalë kanë mbetur të çuditur, kur kanë kuptuar se një shofer dhe një kopshtar, nuk kanë punuar për 15 vjet, megjithëse kanë marrë pagë të rregullt.

Fillimisht është zbuluar se të dy punëtorët, që shërbenin për qytetin Jerez de la Frontera të Spanjës, nuk kishin dalë asnjë ditë në punë gjatë vitit.
Por, një hulumtim më i thellë, zbulon se ata kanë munguar për një dekadë e gjysmë, teksa kolegët e tyre kanë qenë në dijeni.

Nuk bëhet i ditur identiteti i punonjësve, që janë paguar rregullisht dhe nuk kanë punuar, ndërsa obligimet e tyre janë mbuluar nga kolegët.

Madje, këta të fundit po i mbrojnë të dyshuarit, duke thënë se ata kanë punuar, por se kanë munguar ndonjëherë.

Ky zbulim i pazakontë, ka dalë në dritë pasi po kryhej një hulumtim, se sa mungojnë punëtorët për shkak të sëmundjeve dhe sa abstenojnë.

Sipas të njëjtit hulumtim, ka dalë se shumë policë kanë punuar më pak se 100 ditë, gjatë vitit që e lamë pas.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 10, 2018 22:28
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...