“Mos harroni Srebrenicën”, Maqedonia përkujton gjenocidin serb në Bosnjë

“Mos harroni Srebrenicën”, Maqedonia përkujton gjenocidin serb në Bosnjë

Në vitin 1995, në Srebrenicë ndodhi gjenocidi më i tmerrshëm pas Luftës së Dytë Botërore.

Mbi 8 mijë boshnjakë u vranë e u masakruan në mënyra aq të tmerrshme, sa bota moderne ende nuk i kishte përjetuar.

Në vitin 2005, parlamenti europian njohu përmes një rezolute gjenocidin serb ndaj popullsisë boshnjake.

Një vit më pas, në vitin 2010, edhe Parlamenti i Maqedonisë mbështeti këtë rezolutë dhe që prej 8 vitesh, çdo 11 korrik, edhe vendi ynë bëhet pjesë e përkujtimit të këtij tmerri të ndodhur shumë pranë nesh.

Edhe sivjet ky përvjetor shënohet me mesazhin se askush, as individët e aq më tepër institucionet, nuk guxojnë të harrojnë Srebrenicën, por gjithsesi që duhet të punojnë për pajtim mes popujve.

“Ndodhitë që kanë qenë gjatë luftës në Bosnjë – Hercegovinë dhe gjatë shpërbërjes në Ish – Jugosllavi janë ndodhi që definohen dhe përcaktohen si gjenocid ndaj qytetarëve boshnjakë të Bosnjë – Hercegovinës atje dhe parlamenti dhe Republika e Maqedonisë atë që ndodhi e njeh si të tillë. Ndodhin raste të tilla, nuk duhen harruar kurrë”,- tha kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.

“Porosia jonë është që kjo që u ka ndodhur boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995, të mos i ndodhë askujt dhe askund”,- tha këshilli për shënimin e 11 korrikut, Safet Crnovrshljanin.

Për të shënuar këtë datë, organizohet edhe një marsh përkujtimor në sheshin “Maqedonia”, ku do të lexohet Deklarata e sivjetme për Srebrenicën. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 19:16

Publicitet


Moti sot
23°
23°
Tue
20°
Wed
19°
Thu
22°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE