Mosemërimi i ministrit të financave, Bislimi: Nuk ndikon në politikat financiare

Mosemërimi i ministrit të financave, Bislimi: Nuk ndikon në politikat financiare

Mos-emërimi i një ministri të ri të financave, nuk pritet të ketë implikacione mbi realizimin e politikës financiare dhe ekonomike vlerëson profesori universitar Sami Bislimi, pasi sipas tij edhe ashtu nuk kemi realizim të plotë të projeksioneve makroekonomike.

Edhe në kohën kur Maqedonia e Veriut kishte ministër të finacave ka pasur realizim të dobët të politikave makro-ekonomike të shtetit, thotë Bislimi.

Për shtetet e zhvilluara do të ishte një hendikep i madh mospasja e një ministri të financave, por kjo nuk luan ndonjë rol të madh në Maqedoninë e Veriut.

“Te ne nuk paraqet ndonjë problem në realizimin e politikës makro-ekonomike, sepse ne gjithmonë vite me rradhë që prej pavarësimit të vendit kemi problem me realizimin e politikës buxhetore, e cila mundëson zhvillim dhe rritje ekonomike.” – u shpreh profesori universitarë, Sami Bislimi.

Profesori universitar Bislimi vlerëson se nuk zgjidhet problemi i mosrealizimit të projeksioneve me ndërrimine kuadrove. Ai thotë se e rëndësishme është përgaditja e projekteve të mirëfillta, që do të gjeneronin rritje ekonomike.

“Çka mund të bëjnë kuadrot në relizimin e investimeve kapitale kur nuk ka projekte. Nuk është pçiuna vetëm të harxhosh mjetet, por duhet produkte cilësore që do të mundësonin rritje dhe zhvillim ekonomik. Të gjithë zhvillimin ekjonomik kjo qeveri dhe qeveritë e mëparshme e bazojnë në thithjen e investitorëve të huaj, investitorë që do të vijnë me projektet e tyre dhe do të investojnë në vendin tonë. Mirëpo investitorët e huaj kanë qëllimet e tyre ekonomike, nuk bëjnë ballë për qëllimet politiko-ekonomike të shtetit” – tha profesori universitarë, Sami Bislimi.

Pozita e ministrit të financave u la e zbrazet, pasi që me rekonstuimin e qeverisë, kryeministri Zaev vendosi që ai ta kryej detyrën e ministrit të financave. Por më pas tërhoqi këtë vendim, pasi propozimi nuk u pranua nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit, sepse sipas Ligjit kryeministri nuk mund te jete njëkohësisht kryeministër dhe ministër i Financave. Ditë më parë zv/mininstrja e financave Shirete Elezi deklaroi se të gjitha punët në ministrinë e finanacave po zhvillohen pa pengesa. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 19:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.