Moti i keq në Romë shoqërohet me përmbytje të rrezikshme, rrëzohen pemët

Moti i keq në Romë shoqërohet me përmbytje të rrezikshme, rrëzohen pemët

U cilësua si një bombë uji, stuhia që goditi Romën të dielën. Përmbytje të rrezikshme e bllokime rrugësh u shënuan në disa zona të kryeqytetit, ndërsa erërat e forta rrëzuan pemët.

Situata në Romë dhe Lazio u përkeqësua gjatë pasdites, kur niveli i detit u rrit dhe shkulmet e erës u intensifikuan.

Nënkalimet u zhytën në ujë , ndërsa zjarrfikësve ju desh t’iu përgjigjeshin qindra thirrjeve për ndihmë. Dhjetëra automjete mbetën të bllokuara në rrugët e përmbytura.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 4 Nëntor, 2019 17:01

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.