Mourinho: Ky është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë

Mourinho: Ky është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë

Për Jose Mourinhon, futbollist si fenomeni brazilian, Ronaldo, nuk ka pasur asnjëherë futbolli.

Trajneri portugez, aktualisht i papunë, nuk e fsheh admirimin që ka për rezultatet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por Ronaldon e Brazilit e ngrit në një nivel tjetër.

“Ronaldo, fenomeni”, u përgjigj Mourinho në pyetjen për futbollistin më të mirë që ka parë në fushë, përcjell lajmi.net.

“Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë pasur karrierë më të gjatë, ata kanë qëndruar ë krye çdo ditë për 15 vjet, por nëse flasim rreptësisht për talent dhe aftësi, askush nuk e tejkalon Ronaldon”.

“Kur isha në Barcelonë kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që është parë ndonjëherë në fushë. Lëndimet vranë një karrierë që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte ky djalë ishte diçka e jashtëzakonshme”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 20:17

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA