MPB do t’i përforcojë masat e sigurisë për shkak të kërcënimeve të ISIS

MPB do t’i përforcojë masat e sigurisë për shkak të kërcënimeve të ISIS

Ministria e punëve të brendshme ditët në vijim, gjatë festave të Pashkëve, do t’i forcojë masat e sigurisë në territorin e vendit, për shkak të kërcënimeve globale terroriste nga ISIS, synim i të cilëve janë edhe vendet e Ballkanit, mes të cilave edhe Maqedonia, njoftojnë nga MPB.

“Duke pasur parasysh kërcënimet globale terroriste, ku në cak janë edhe objektet fetare (siç ishin rastet e sulmeve në Egjipt), më pas targetimi i vendeve të Ballkanit, mes të cilave është edhe Maqedonia, përfshirë tubimet e mëdha të qytetarëve, nga ana e grupit terrorist ISIS, MPB do t’i forcoj masat e sigurisë ditët në vijim në tërë territorin e shtetit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Prej atje njoftojnë se për shkak të zhvillimit pa pengesë të festave të Pashkëve, MPB do të ndërmerr “një sërë aktivitetesh dhe masash, në përputhje me planet operative për punë, në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe për sigurimin e objekteve dhe qytetarëve”.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Prill 13, 2017 20:02